Showbiz dhe TV

Ava Max rrëfen vështirësitë në Amerikë: ‘Mami dhe babi bënin nga tre punë’

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2019

Ava Max rrëfen vështirësitë në Amerikë:

“Lindur si Amanda Koçi, vajzë e dy emigrantëve shqiptarë që u larguan për në Amerikë në vitet ’90, këngëtarja e çmuar dhe shkruajtësja e teksteve vendosi të quhej Ava Max që në moshën 13- vjeçare, si një mënyrë për të përfaqësuar anën femërore të personlitetit të saj (Ava) dhe atë mashkullore (Max).” nis shkrimi i “Phoenix”.

Përgjatë intervistës, Ava rrëfen diçka më shumë rreth karrierës së saj dhe veçanërisht fëmijërisë së vështirë. E pyetur nëse ndihet e lidhur me trashëgiminë dhe kulturën shqiptare, artistja u përgjigj:

“Po. Ndihem vërtet shqiptare! Jam shumë fatlume që vij nga një familje me gra shumë të forta. Mami, tezja dhe gjyshja ua thonin burrave gjithë çfarë kishin në mendje. E vura re këtë gjë dhe e dashurova, teksa kuptoja se po rritesha. Isha e bekuar. Përmes muzikës sime, shpresoj ta ndaj këtë gjë me dikë që nuk e ka patur [si karakteristikë familjare] në jetë.”

Ava Max rrëfen vështirësitë në Amerikë:

Përgjatë rritjes, si e përjetoi Ava të qenurit bijë emigrantësh shqiptarë?

“U ndjeva e dëbuar për vetë faktin e të qenurit shqiptare. Në kohën kur jetoja në Karolinën e Jugut, ndjehesha hiçgjë dhe jashtë kornizave. Nisa të merrja mësime private sepse nuk po më pëlqente gjimnazi. Shkova një vit për ta provuar por nuk u përshtata dot. Aty vendosa të mos përshtatesha. Isha përpjekur mjaftueshëm! Është njësoj si prerja e flokëve, e cila s’ka të bëjë thjesht me flokët, por me të bërit gjërat e tua, me të vendosurit tvetë. Nuk ke pse përshtatesh me atë çfarë është trend apo e paparë. Nuk ke pse përshtatesh medoemos!”

Ava Max rrëfen vështirësitë në Amerikë:

Pyetur se cila është këshilla më e vlefshme që nëna e saj i ka dhënë, të cilën e konsideroi gruan më të fortë, artistja u përgjigj:

“Është [një këshillë] klishe por ajo më ka mësuar që asgjë nuk është e pamundur. Mënyra se si ajo erdhi në Amerikë, nuk dinte as gjuhën, nuk kishte para. Mami dhe babi bënin nga tre punë secili. Nuk i kam parë të paktën deri në moshën 10- vjeçare; jetoja me gjyshen. Ishte atëherë kur ata blenë shtëpinë e parë. Pashë gjithë mundin e tyre për t’ia dalë sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës jeta ka shumë vështirësi, vetëm në rast se ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte rasti im. Ata më mësuan të vazhdoja të ecja para dhe të mos dorëzohesha.”

Për më shumë rreth karrierës së Ava Max- it lexoni këtu ose këtu.