
Sot, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh njoftuan arritjen e jashtëzakonshme në në astrofizikë: foton e parë në histori të një vrime të zezë. Duke përdorur një rrjet teleskopësh, arritën të fotografojnë për herë të parë objektin më të fuqishëm në hapsirë, aq të fuqishëm, sa as drita, as materia nuk i shpëton dot.
Kërkimi u realizua nga Projekti Event Horizon Telescope, shkurtimisht i njohur si EHT, një bashkëpunim ndërkombëtar i cili u pikënis në vitin 2012. EHT synon vëzhgimin e e mjedisit të një vrime të zezë me anën e një rrjeti teleskopësh në tokë.

Në foto vihet re vrima e zezë në qendër të Messier 84, një galaksi gjigande në grupimin e galaksive të Virgjëreshës. Kjo vrimë e zezë gjendet rreth 54 milion vite dritë larg Tokës.