Historia Ime

‘Pse tërhiqem seksualisht nga kafshët e pellushit’

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

‘Pse tërhiqem seksualisht nga kafshët e pellushit’

'Unë tërhiqem seksualisht nga kafshët e pellushit. E adhuroj ndjesinë që më dhurojnë në lëkurë, madhësinë dhe peshën kur i mbaj në krah. Macet e mëdha janë të preferuarat e mia, arushët dhe ujqërit pas tyre. (Më pëlqejnë speciet agresive sepse më duket sikur më mbrojnë). Ka një aspekt seksual në gjithë këtë, por edhe elementë emocionalë dhe sensualë gjithashtu.

Jam ndjerë kështu që kur isha dhjetë vjeç, kur flija me një arush të quajtur Kerry. Fërkohesha shpesh me Kerry-n, në fillim në një mënyrë krejt të pafajshme. Me kalimin e kohës, mezi prisja të shkoja në shtrat, të rrija pranë saj. Teksa rritesha, përpiqesha të kuptoja pse ndihesha këhstu. Panikosesha në mos në të ardhmen, do të filloja të tërhiqesha seksualisht nga kafshët e vërteta. Pasi gjeta një komunitet online me njerëz porsi unë, u qetësova dhe kuptova që frikërat e mia ishin të pabaza.

Jeta romantike ka pasur vështirësitë e veta. Një e dashur e imja m’u ankua një herë: “Je në shtrat me një grua të zhveshur dhe zgjedh të përqafosh një tigër pellushi.” Një tjetër uroi që të hiqja dorë nga kafshët e pellushit dhe një ditë t’i harroja tërësisht. Fillova të mendoja se s’do ta shijoja kurrë seksin “normal,” por mësova ta vlerësoj ndjesinë e lëkurës mbi lëkurë. Partnerja e momentit më kupton shumë mirë. I ka pranuar kafshët e mia të pellushit dhe më lejon të kaloj kohë me to në dhomën tepër në shtëpinë tonë.

Një nga kafshët e mia të preferuara është një tigreshë e quajtur Brooke. Për ditëlindjen time të 30, miqtë më dhuruan një tortë në formën e Brooke. Kam miq kam të mirë, apo jo? Jam me fat.'

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian