Instagramming

‘Ç’është ky koment diskriminues për gratë?’: Ledri Vula sqaron deklaratën

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

‘Ç’është ky koment diskriminues për

“Edhe femrat ja kan’ nis me repovatë, diçka s’o n’rregull??? Qysh gjinja munen me dalë n’tv edhe me bo ksi komente mizogjene n’vitin 2019 [sic],” shkruan këngëtarja Edona Vatoci në Twitter krahas videos së Ledri Vulës në emisionin “NIN” në Klan Kosova.

Një deklaratë e tillë e reperit nuk është pritur mirë edhe nga ndjekës të tjerë, të cilët e kanë cilësuar si diskriminuese. Nisur nga reagimet e ashpra, pak orë më parë Ledri iu drejtua Instagram-it për të sqaruar fjalët e tij.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Të mendoja që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si ne. E di që munden të bëjnë reptura më të mira, pa qenë nevoja të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”

‘Ç’është ky koment diskriminues për