Instagramming

Dafina Zeqiri për reperet shqiptare: ‘Mos e poshtëroni njëra-tjetrën’

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Dafina Zeqiri për reperet shqiptare: ‘Mos e poshtëroni

Deklarata e Ledri Vulës në emisionin “NIN”, të cilën ai e sqaroi së fundmi, nxiti debatin në lidhje me këngëtaret që i janë përkushtuar muzikës rep. Së fundmi, Dafina Zeqiri u shpreh përmes një postimi në InstaStory se “i vjen mirë që më në fund ka repere femra, pasi ka pasur mungesë shumë të madhe”.

“Jemi mësuar të dëgjojmë muzikë anglisht ku gjithmonë ka pasur hip-hop/rep me femra/meshkuj. Po tek ne? Jo. Kemi qenë shumë pak, të flas për veten që e kam bërë dhe e bëj për qejf.” – vijon ajo më tej.

Ju kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës, “ROFE”, është një miksim midis muzikës RnB dhe rep. Më tej shton:

“Dua t’u them të gjithave kolegeve të mia repere: Bëni rep! Bëni qejf! Ka konkurrencë sa të doni (sidomos djemtë), por mos e poshtëroni njëra-tjetrën pasi ne kemi nevojë për njëra-tjetrën. Karakteri është trashëgimia juaj.”

Këngëtarja i referohet diss-eve që reperet shqiptare i bëjnë njëra-tjetrës, problem ky që ngriti edhe Ledri Vula në "NIN".

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Të mendoja që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si ne. E di që munden të bëjnë reptura më të mira, pa qenë nevoja të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”

 

Dafina Zeqiri për reperet shqiptare: ‘Mos e poshtëroni

Dafina Zeqiri për reperet shqiptare: ‘Mos e poshtëroni