Burime për Gazeta Shqiptarë bëjnë me dije se ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila po qëndron prej pak kohësh larg vëmendjes mediatike, është në pritje të fëmijës së parë.
E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Joleza nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar një lajm të tillë.
"Janë gjërat e mia personale, preferoj t’i mbaj private”.
Gati dy vite më parë, ajo kurorëzoi historinë e dashurisë me ish-aktivistin e Lëvizjes Mjaft dhe ish-Drejtorin e Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Laert Kokën, në një ceremoni private në Las Vegas.