5 vjet më parë, Eva Mendes solli në jetë fëmijën e saj të parë, Esmeralda bashkë me Ryan Gosling. Një vit më vonë, erdhi në jetë një tjetër vajzë e quajtur Amada.
Nëse sot aktorja është nënë e lumtur e dy vajzave, disa vite më parë as që e imagjinonte veten si e tillë. Gjithçka ndryshoi kur në jetën e saj u shfaq aktori!
“Rashë në dashuri më të! Pastaj gjithçka mori sens tjetër. S’doja fëmijë, doja fëmijët e tu. Kjo është shumë specifike.”- u shpreh ajo.
Pra më pak fjalë, nëse s’do të ishte për Ryan dhe sharmin e tij, ndoshta Eva Mendes as s’do ta mendonte mëmësinë.
Çifti është në një marrëdhënie që prej vitit 201. Kujtojmë se Ryan dhe Eva janë një ndër dyshet më të famshme që kanë zgjedhur mos t'i shfaqin kurrë vogëlushet e tyre. Edhe më herët, aktorja, në një prej deklaratave të saj në 2007 është shprehur se nuk do të ketë kurrë fëmijë, por tani një prej prioriteteve të saj është të jetë bashkëshortja model dhe mama e mirë.