Këngëtarja e famshme Adele dhe Simon Konecki i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi u bë me dijeni dje, nga përfaqësuesit për shtyp të artistes.
“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri. Si gjithmonë [Adele dhe Simon] kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme.” shkruhej në deklaratë.
Ju kujtojmë se ish- çifti ka një djalë, Angelo- n, i cili erdhi në jetë në 2012- n. Përsa i përket çështjes së mëmësisë dhe romancës me Konecki- n, Adele ka zgjedhur të qëndrojë tepër e rezervuar duke e mbajtur jetën e saj personale larg vëmendjes mediatike.
Madje dyshja u martua tërësisht në fshehtësi në 2016- n dhe nuk dihej asgjë rreth kësaj derisa një vit më vonë, në një koncert, Adele iu referua vetes si "grua e martuar".
Burimi: CNN