Historia Ime

'Si një infeksion seksualisht i transmetueshëm zbuloi tradhtinë e tim shoqi'

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2019

'Si një infeksion seksualisht i transmetueshëm zbuloi

"Unë kam HPV – human papillomavirus. Infeksionet janë të rëndomta, por prej llojit që kam unë më është dashur të vizitohem te specialisti shtatë herë përgjatë dy muajve të fundit. Momentalisht jam në rrezik për kancer të qafës së mitrës dhe si rrjedhim më është dashur të bëj një Pap test, kolonoskopi dhe disa biopsi – të gjitha shumë të parehatshme. Kam lythe vaginale, të cilat më shkaktojnë dhimbje dhe nuk largohen me kremra apo acid. M’u desh t’i shfarosja me azot të lëngët.

Tani nuk kam më dhimbje, por sidoqoftë, më duhet të vizitohem dy herë në vit dhe jam e sigurt që emocionet do të më përmbysin çdo herë.

E gjithë situata ka qenë turpëruese. Jam ndjerë e gjykuar – edhe nga mjekët e infermieret që u kujdesën për mua – dhe kam turp t’u tregoj miqve. Nuk ndihem më as seksi, as sensuale; ndihem e shëmtuar – dhe budallaqe që s’isha e informuar mbi HPV para se të më ndodhte veët.

Nëse tingëlloj e hidhur, jam. Gjithë jetën time, kam bërë seks me tre burra dhe jam e martuar prej dy dekadash. Kur mjeku më shpjegoi se HPV është një infeksion i transmetuar seksualisht, bisedova me bashkëshortin tim, i cili pranoi se më kishte tradhtuar. Tani jemi në proces divorci.

Pasi kërkova më shumë për HPV, zbulova se nuk ekzistojnë teste apo trajtime për burrat, edhe pse ata janë mbartësit. Vetëm vajzave u ofrohen vaksinime rutinë. Duke qenë se jetojmë në epokën e seksit rastësor, pse s’ka mënyra më të miar për të mbrojtur veten. Tani për tani, jeta është shumë e padrejtë."

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian