Michelle Williams dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Phil Elverum, u ndanë pas më pak se një viti martesë. Një burim pranë aktores konfirmoi për CNN se dyshja u nda në fillim të vitit.
“Michelle dhe Phil u ndanë në fillim të vitit. U ndanë me mirëkuptim dhe mbeten miq,” tha burimi. Përfaqësuesi i Michelle refuzoi të komentonte.
Çifti u martua në një ceremoni sekrete në Adirondacks vitin e shkuar, siç tha vetë Michelle për Vogue shtatorin e shkuar. Të ftuar ishin një grusht miqsh dhe dy vajzat e çiftit,
Michelle e përshkruante lidhjen me Phil si “shumë të shenjtë dhe të veçantë.”
Më parë, aktorja 38-vjeçare e njohur veçanërisht për rolet në “Dawson’s Creek” dhe “Brokeback Mountain” përjetoi një lidhje tre vjeçare me Heath Ledger. Ata u bënë prindër të një vajze para se Ledger të ndahej nga jeta një mbidoza aksidentale, në vitin 2008.
Phil Elverum, solist i The Microphones dhe Mount Eerie, humbi gruan e tij Genevieve Castree nga kanceri i pankreasit në vitin 2016. Ata kishin një vajzë bashkë.