Celebrity

A ka Photoshop a s’ka kjo foto e Kylie Jenner?

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2019

A ka Photoshop a s’ka kjo foto e Kylie Jenner?

Ditë e re, Photoshop i ri kortezi e klanit Kardashian-Jenner. Në fjalë të tjera, një e hënë tipike. Sigurisht, Kardashian-ët njihen për editimet ekstreme të fotove që postojnë në Instagram. Ju kujtohet hera kur Khloe përfundoi me dy gishta të mëdhenj? Apo hera kur këmbët? Ju thamë, është një e hënë tipike.

Vijmë te fotoja që na mblodhi këtu sot. Kylie realizoi një set fotografik me S Moda dhe disa prej tyre i postoi në Instagram. Duket yll patjetër, por...

Së pari, le të biem dakord që Kylie po e përdredh trupin ashtu qëllimisht që të duket me forma dhe t’i japë dramaticitet fotos. Sidoqoftë, ca sy të vëmendshëm në Instagram janë të bindur se këtu ka Photoshop dhe këtë s’e luan as topi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Nëse shihni me vëmendje, do të vini re se dora e Kylie-t është thuajse njësoj e gjatë sa pjesa tjetër e parakrahut. Sërish, biem dakord që s’është e mundur anatomikisht. Mund të jetë dhe këndi, s’i dihet, po ç’rëndësi ka në fund të fundit.

Kylie është një yll!