Historia Ime

‘Lashë familjen për gruan që më dominonte në shtrat dhe s’pendohem aspak’

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2019

‘Lashë familjen për gruan që më dominonte në

"Fantazitë e para sadomazokiste i përjetova kur isha vetëm 7 vjeç. Vajzat e klasës sime luanin një lojë sikur djemtë i kishin marrë peng; unë i lija gjithmonë të më kapnin.

Fillova të takohesha me gra dominante (dominatrix) në moshën 24-vjeçare, një fakt që ia fshihja të dashurës sime. Ajo e mori vesh pasi u martuam dhe bëri ç’mundi që të plotësonte dëshirat e mia seksuale, por s’e bënte me zemër. S’mund ta shihte burrin e saj të fortë e të suksesshëm teksa poshtërohej e abuzohej. Kështu që, vijova të takohesha me dominante profesionale.

Në vitin 2011, takova një dominante të re me sy të gjelbër depërtues. Rashë në dashuri menjëherë. Për vite me radhë shkoja në shtrat dhe fantazoja për të. Në 2013-n kaluam një javë bashkë në Suedi dhe vendosëm që donim të ishim me njëri-tjetrin. Ishim të dy të martuar me dy fëmijë.

Në 2014-n lamë familjet tona dhe u shpërngulëm bashkë. Ishte një ndarje jashtëzakonisht e shtrenjtë. Gruaja ime u tha gjithë miqve dhe anëtarëve të familjes ç’ndodhi. Më pushuan nga puna dhe humba gjithë miqtë e familjen.

Më pëlqen të marr pjesë në skenare të ndryshme me klientët e të dashurës sime. Ajo më tregoi magjinë e të veshurit si gjinia tjetër dhe magjinë e muajve të tërë pa seks. Kam përballuar dhimbje të paimagjinueshme dhe kam përjetuar kënaqësi që s’e dija që ishin të arritshme.

Tani jemi anëtarë të respektuar të një komuniteti lokal BDSM, gjë që mund të quhet stil jetese po aq sa mund të quhet të jesh gay stil jetese. Ose lind i tillë, ose jo. Shpresoj që një ditë ta pranojmë këtë fakt, në mënyrë që në të ardhmen, të tjerë të mos bëjnë gabimin tim: të martohen me dikë që nuk mundet dhe nuk ka dëshirë t’i respektojë të tilla nevoja."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian