Showbiz dhe TV

Ronela u pyet për lidhjen me Zerkën dhe përgjigjja s’mund të ishte ndryshe!

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2019

Ronela u pyet për lidhjen me Zerkën dhe përgjigjja s’mund

Përfundimisht, Ronela Hajati dhe Young Zerka e kanë ndarë mendjen të luajnë tërhiqe mos e këput përsa i përket lidhjes së tyre të pakonfirmuar, që ende mbetet në stadin e një thashethemi.

Prej më shumë se katër vitesh flitet rreth një romance mes artistëve, romancë që s’është pranuar, po aq sa nuk është hedhur poshtë zyrtarisht. Kështu, e ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Hajati nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje rreth lidhjes së shumëpërfolur me Zerkën.

Beautiful [prodhim kinematografik] ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat.” u përgjigj këngëtarja.

Ronela u pyet për lidhjen me Zerkën dhe përgjigjja s’mund
Prodhimi amerikan në fjalë

Ronela shtoi gjithashtu se kanë ndërmend të vazhdojë në këtë mënyrë edhe 5 vite të tjera por jo domosdoshmërisht do të ketë një fund të lumtur.

"Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë.” 

Në këtë mënyrë, ashtu tërthorazi, Ronela la të kuptohej se marrëdhënia mes dyshes (qoftë shoqërore, dashurore, e komplikuar) vazhdon ende, ndryshe nga çfarë u tha se fundmi.

Ronela u pyet për lidhjen me Zerkën dhe përgjigjja s’mund

Marsin e këtij viti u deklarua se dyshja i kishte dhënë fund. Për më shumë rreth telenovelës në fjalë lexoni këtu.