Instagramming

Keisi për Stresin: ‘Sytë e tu më çmendin si ditën e parë që të pashë’

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2019

Keisi për Stresin: ‘Sytë e tu më çmendin si

Pesë vjet më parë, Stresi publikoi një bashkëpunim me Labinot Rexhën, të titulluar “Ata sytë e tu.” Në tekstin e shkruar pjesërisht prej tij, ai thotë:

“E mbaj mend ditën e parë kur t’pashë ty
A e mban mend ditën e parë kur ti m’pe mu’
Jo, s’muj me përshkru
Jo, s’muj me përshkru
Çdokush e ka një herë të parë me dashuru”

Ku duam të dalim? Ja këtu.

Keisi, bashkëshortja e Stresit, postoi këtë foto pak më parë, por më shumë rëndësi ka përshkrimi që është thuajse në të njëjtën linjë me tekstin e këngës së lartpërmendur.

“E mbaj mend ditën kur u çmenda pas syve të tu! Më kalove në lagje aq afër sa për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta. Më pas, kur u ktheva në shtëpi, i thashë motrës: ‘uau, çfarë sysh që kishte Stresi!’ Gjithë ditën më ngeli mendja tek ata. Ja ku jemi katër vjet më pas dhe ata sytë e tu vazhdojnë të më çmendin si ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja! Ai është burri më i bukur që kam parë në jetën time,” shkruan Keisi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@bkc___) on

Pra, Stresi e parashikoi para pesë vitesh dhe i ndodhi vërtet me Keisin. Ah, dashuria me shikim të parë, ah.

Stresi u arrestua tetorin e të vitit të shkuar për armëmbajtje pa leje dhe trafikim të lëndëve narkotike.