Celebrity Style

Aktorja tregon arsyen prekëse pse veshi fustanin famëkeq 21 vite më parë

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2019

Aktorja tregon arsyen prekëse pse veshi fustanin famëkeq 21 vite

Duhet ta keni parë me dhjetëra herë këtë foto të Rose McGowan në MTV Video Music Awards në vitin 1998. Fustani u bë menjëherë i famshëm dhe pikënisi një valë fustanesh lakuriq që vishen ende sot.

Në një intervistë për I Weigh, McGowan, 25 vjeçe asokohe, thotë se zgjodhi pikërisht atë fustan si reagim pasi u sulmua seksualisht.

Aktorja tregon arsyen prekëse pse veshi fustanin famëkeq 21 vite

“E bëra për një arsye. Ishte dalja ime e parë në publik pasi më përdhunuan,” tha McGowan. “Ndihesha si Russell Crowe në ‘Gladiator’ kur del në ring dhe thotë ‘a s’u argëtuat mjaft?’ Prandaj e vesha. Ishte përgjigjia ime ndaj përdhunimit.”

Aktorja tregon arsyen prekëse pse veshi fustanin famëkeq 21 vite

Rose McGowan akuzoi Harvey weinstein se e përdhunoi në vitin 1997. Ajo ishte ndër aktoret e para që foli kundër tiij, duke nxitur kështu lëvizjen #MeToo dhe Time’s Up.

Në një tjetër intervistë për Dr. Oz vjet, Rose e quajti fustanin ikonik një deklaratë politike. “S’kisha veshur dhe s’kam veshur asgjë të ngjashme kurrë. Asokohe nuk kishim Tëitter e Instagram, duhet të gjenim mënyra të tjera për të mbrojtur veten.”