Thuhet se një dëm i shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50-ave me vlerë afro një milion franga u bë shkak për arrestimin e Loredanës në Zvicër, e cila u lirua më pas. Të tjera akuza u ngritën për këngëtaren nga një person që pretendon se është ish-shoqja e saj. Pasi lajmi bëri bujë në mediat zviceriane dhe ato shqiptare, Loredana reagoi disa orë më parë në Instagram.
“Ju ftoj që sot, më datë 10.05.2019 (e premte) në orën 12:00 në hotelin Emerald në Prishtinë, të vini në një konferencë për mediat, ku unë do të jem e pranishme me avokatët e mi, për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit, lidhur me atë që ka ndodhur në të vërtetë në rastin në Zvicër,” shkruan reperja.
Për të tjera detaje, mund të klikoni: “Arrestohet Loredana Zefi: Mashtrim dhe zhvatje parash!” dhe “Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish- shoqja!”