Showbiz dhe TV

Loredana thyen heshtjen: 'Paratë s'janë marrë me kërcënim, dhunë apo mashtrim'!

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2019

Loredana thyen heshtjen: 'Paratë s'janë marrë me

Ashtu siç u paralajmërua, Loredana Zefi theu heshtjen nëpërmjet një konference të tranmetuar live tek Prive Klan Kosova. Reperja, e shoqëruar nga partneri i saj Mozzik dhe 2 avokatët foli rreth akuzave të bëra ndaj saj pak ditë më parë nga çifti zviceran.

“Unë jam Loredana Zefi. Faleminderit që keni ardhur për të më dëgjuar. Unë ndodhem këtu për të xhiruar një spot.Ky spot është planifikuar shumë më herët sepse nuk kemi asnjë arsye për ta shtyrë. Sipas mediave, çfarë kam lexuar unë mund të them që shumë gjëra janë ndryshe. Për mua çfarë është me rëndësi të dijë shteti shqiptar, gjerman dhe zvicerian është që prej asnjë personi nuk janë marrë para me dhunë, nuk janë marrë me mashtrime dhe as me kërcënime.Këto para, shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet të pastër të palës tjetër.

E gjithë kjo ka filluar në 2016-ën dhe unë s’kam qenë e përfshirë. S’kam ditur asgjë rreth kësaj historie. Në 2018-ën, anëtarë të familjes Zefi që ishin brenda këtyre punëve më kanë treguar se mundësia e fundit për ta mbyllur këtë rast është viti 2018, por nuk e di çfarë kanë bërë këta persona me njëri tjetrin.

Loredana thyen heshtjen: 'Paratë s'janë marrë me

Unë kam qenë në gjendje për t’i ndihmuar. Familja ime është mbi të gjitha dhe mua nuk më intereson media, muzika dhe asgjë tjetër kur është fjala për familjen time. Kjo është familja ime dhe unë do të jem afër tyre në kohë të mira dhe të këqija. Unë s’e di si veproni ju me familjet tuaja, por unë jam rritur me një familje të madhe;7 vëllezër dhe 2 motra. Jam më e vogla dhe në shtëpi babai na ka mësuar se asgjë nuk është më e shtrenjtë se familja. Ju mund të jeni me mua ose kundër meje. Rasti në fjalë do sqarohet dhe fjalët do ndryshojnë!"

Ndër të tjera, Loredana mohoi të ketë qenë ndonjëherë e arrestuar nga autoritetet zvicerane.

“Është e vërtetë që kam dhënë deklaratë në polici, por s’kam qenë kurrë e mbyllur. Mozzik më ka pritur jashtë dhe pastaj prokurori më ka lënë të shkoj në shtëpi ku ka qenë vajza ime. Pastaj kam vazhduar jetën si më herët. Paratë nuk janë marrë as me dhunë as me kërcënim dhe as me mashtrime.”- përfundoi ajo, deklaratë të cilën e dha edhe në gjuhën gjermane.

Mozzik, ndryshe nga Loredana që gjithë kohës kishte një buzëqeshje në fytyrë, dukej më i shqetësuar rreth gjithë kësaj.

Loredana thyen heshtjen: 'Paratë s'janë marrë me

I ulur pranë të shoqes u shpreh:

"Unë jam pro mediave edhe pse shumë prej jush janë përpjekur të na e njollosin moralin që kemi krijuar me djersë dhe punë. Loredanën e kam grua, kam një fëmijë me të dhe çfarëdo të ndodhë jam krah saj.Çdo gjë do të sqarohet.. Që sot e tutje do të merrni vesh gjithçka nga ana ligjore.”

Ndërkohë ata që iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve ishin avokatët, të cilët e lanë ende pezull arsyen e marrjes së parave duke thënë se kjo do të zgjidhet  në rrugë ligjore.

Për të mësuar rreth skandalit të arrestimit të Loredanës mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.