Historia Ime

‘Si pornografia më shkatërroi marrëdhenien dhe jetën’

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2019

‘Si pornografia më shkatërroi marrëdhenien dhe

"Si adoleshent në vitet ’60, isha pjesë e një brezi që i konsideronte krejt të padëmshme masturbimin dhe pornografinë. Sot, mund t’i vë çfarëdolloj përcaktori, përveçse të padëmshme.

Gjatë lidhjes sime të fundit, zgjohesha në pesë të mëngjesit, zbrisja poshtë dhe masturbohesha me orë të tëra. Partnerja ime duhet ta ketë marrë vesh në një moment ç’bëja, por s’foli asnjë fjalë, edhe pse seksi mes nesh ishte rralluar shumë. Ajo donte seks, por mua s’më eksitonte më; isha shumë i angazhuar me gra të tjera online. Edhe kur marrëdhënia dështoi, s’pranoja ta shihja masturbimin tim të tepruar si rrënja e problemit.

Kur u ndamë, isha i lirë të masturbohesha sa herë të doja dhe si rrjedhim, pornografia filloi të dominonte jetën time. Vura re që s’eksitohesha më si më parë, por nuk ndaloja së pari. Me kalimin e kohës, duhet të kaloja me orë të tëra duke parë porno që të stimulohesha mjaftusehëm për të kaluar në orgazëm. Nëse varësia karakterizohet nga pandjeshmëria ndaj subjektit, unë isha i varur nga pornografia.

Si pasojë, kuptova problemin tim dhe zbulova një sërë faqesh online që ndihmonin njerëz si puna ime. Tani kuptoj se pornografia është një industri masive dhe përveçse shfrytëzon performuesit, krijon një bazë përdoruesish të varur.

Tani kam hequr dorë nga masturbimi dhe kam një partnere të re që e adhuron faktin që është qendra ime e vëmendjes. Fle më mirë. Më vjen keq që m’u desh kaq gjatë të arrija deri këtu."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian