Sot, Partia Socialiste zyrtarizoi si kandidat për kryetar bashkie të Kolonjës Erion Isain.
Në një intervistë të ditëve të fundit me Sonila Meçon, Isai tha se marrëdhënien me Kolonjën e ka parë gjithmonë si angazhim. “Çfarë kam mundësi ta bëj për atë qytet, do ta bëj,” tha ai. Nëse fiton, mandati si kryetar bashkie do të jetë mundësia e duhur për t’i dhënë diçka mbrapsh qytetit që e rriti.
Ardit Gjebrea e uroi i pari autorin e “B.E. Coffee.” “Ukraninasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si president, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur,” shkruan Gjebrea në një InstaStory. Isai iu përgjigj me: “Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea, ajo është dyfish përgjegjësi.”
Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe nuk dihet ende në Isai do të vijojë angazhimin e tij në televizion apo si drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.