Sot, në Tiranë u mbajt Parada e Krenarisë. Me dhjetëra njerëz pjesë e komunitetit ose jo u mblodhën në Parkun Rinia për të protestuar homofobinë dhe mosrespektimin e të drejtave të personave LGBTQ në vend.
Jul Deda, i cili shprehet shpeshherë kundër komunitetit LGBTQ, ndjeu nevojën edhe sot të thotë diçka me natyrë homofobe. “E tmerrshme. Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot,” shkruan ai në një postim në Instagram.
Vieë this post on Instagram
Nëse aktori priste mbështetje nga 300 e ca mijë ndjekësit e tij, pikërisht këtë nuk mori. Shumica e komenteve nxorrën në pah injorancën në deklaratë dhe e shprehën zhgënjim që Jul Deda, “Mjeshtër i Madh,” shfaq dhe nxit urrejtje ndaj komunitetit LGBTQ.
“Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë nga ana tjetër. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të keni frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar,” shkruan një komentuese, të cilës Deda iu përgjigj me “mos u hidhëro. Ky është mendimi im dhe zakonisht nuk kam turp nga mendimet e mia.”
Ndërsa komentues të tjerë thanë:
“Ishe një ndër aktorët e mi të preferuar deri në këtë moment. Turp për ty e gjithsecilin që po ushqen urrejtje ndaj komunitetit LGBT. Dashuria është dashuri.”
“Duhet ta kesh me ironi me siguri se homofobi nga një person publik si ti është turp të dëgjosh. Se një gjë është të thuash që nuk je dakord me çiftet gay, por është gjë tjetër t’i denigrosh dhe të ushqesh urrejtjen në mendjet e vogla të atyre që lënë komente të tmerrshme në këtë postim.”
“’Ata’ janë njerëz si unë dhe ti. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë se më kë ndan kënaqësitë, shtratin apo jetën tjetri. Nuk ka asgjë për tmerr dhe kujdes.”
“Kështu flasin burrat me mikropenisë.”
“Ky nuk është ‘mendim.’ Kjo është urrejtje. Definicioni i mendimit fshihet në momentin kur cënohen të drejta fundamentale të njeriut. Kur ti kërkon t’i shohësh njerëzit të ikin nga vendi që kanë lindur tregon injorancë, mendjembyllësi dhe urrejtje. Ç’më çudit është fakti se nuk duket se të pengojnë këta të LGBT, sidomos kur ti aktron si një nga ata. Lekët të kanë verbuar, nuk e sheh që asgjë s’po të bëjnë, as në b*thë s’po të vijnë me t’q*, por po shikojnë punën e vet. Ti shiko tënden. Nëse të pengojnë vërtet, s’do luaje një rol gay në TV për dy lekë. Por e di ç’thonë, homofobët më të mëdhenj janë homoseksualë të mbyllur. E di që e fshive këtë koment një herë, më mirë fshi postimin se komentin lali.”
Uau, imagjinoje të mendosh dhe t’i qëndrosh me kokëfortësi këtij mendimi, se disa njerëz s’meritojnë të njëjtat të drejta si ti. Aq më tepër t’ua shpallësh këtë mendjembylltësi të paktën 300 mijë njerëzve. Siç thanë disa komentues të tjerë, në Amerikë, Dedës do t’i kishte marrë fund karriera për këtë që tha. Por ne nuk jemi në Amerikë dhe s’do t’i afrohemi për sa kohë figurat tona publike shprehen kështu. Ama, ka shpresë për sa kohë të tjerët reagojnë dhe u nxjerrin në pah cenin në logjikë Jul Dedës e të tjerëve si ai.
Komentet: