Hostel by Anabel

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po recitoje Hamletin’

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

I ftuar ditën e djeshme në “Pop Culture”, Eni Shehu rrëfeu diçka më shumë rreth eksperiencës së tij në serial web- in e parë në Shqipëri, #Love#Likes#Tirana (Romantic Comedy- Komedi Romantike).

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

Intervista nisi si një kujtesë e karrierës së Shehut përgjatë gjithë viteve, rrugëtimi i së cilit nisi në moshën 17- vjeçare, me moderimin e asokohe të “Select”- it.

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

Por le të flasim për atë djalin, që siç Dojna Mema u shpreh, i është ngjitur Enit pas dhe kudo e thërrasin: KLAJDI!

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

“Që nga koha e Select- it nuk e kisha përjetuar këtë vëmendje, këtë reagim, sidomos nga njerëzit në rrugë.” u shpreh Shehu duke shtuar se njësoj si dikur, ku Select dhe Top Channel pasqyronin rininë shqiptare dhe ishin ata që frymëzonin të tjerët, e njëjta gjë, pra një paralelizëm po ndodh edhe aktualisht me ndikimin e #LLT.

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

“Jam munduar ta përthith të gjithë personazhin që ishte i shkruar në skenar dhe ka dalë Klajdi. Modestisht mund të them që Klajdi është mishërimi i skenarit, sepse është i mbërthyer shumë mirë si personazh, është goxha i thellë, ka një linjë shumë të qartë.”

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

Pas tij, Mema shtoi:

“Këtu gjej të të bëj një kompliment sepse pashë serinë e parë dhe thashë  huhh [merr frymë] më në fund një aktor i ri, i cili nuk del nëpër role kinematografike sikur po reciton Hamletin. Se zakonisht i kemi shumë të impostuar aktorët, përgjithësisht ata që vijnë nga Akademia e Arteve. Ti s'e ke këtë gjë.”

“Nuk mund të recitoj Hamletin kur më kapin me presh në dorë.”

 

Si ka qenë marrëdhënia e tij me DeaMishelin (Lunën) dhe Megi Pojanin (Zoin)?

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

“Me gocat shumë mirë, kanë qenë goxha bashkëpunuese. Te prirura.. sepse ndonjëherë çështja është se sa do ti ta bësh atë gjë, të dëshiruara për t’u futur dhe për ta bërë me gjithë shpirt, i pëlqenin rolet e tyre. Dalina Buzi e ka shkruar sipas karaktereve të tyre, që të mos kishte shumë ndryshime emocionale, pra mos ishte diçka “profesionale”, në qoftë se flasim në aspektin e aktrimit."

“Ka qenë eksperiencë shumë e bukur. Me Klajdin jam izoluar derisa ai dhe unë, unë dhe ai... [u bëmë] bashkë.”

Ka patur ndonjë skenë që i ka pëlqyer më shumë ta xhironte?

“Kryesisht skenat që kanë një ngarkesë profesionale më pëlqejnë sepse janë një sfidë. “

Kështu, skena e ndarjes nga jeta e mamit të Klajdit ishte shumë sfiduese.

#LLT/ Dojna Mema për Eni Shehun: ‘S’dole në rol sikur po

"Edhe finalja është goxha e fortë, është xhiruar edhe ajo, është episodi i 17- të." përfundoi Shehu.

Se ç'do të ndodhë në serinë e ardhshme e ndiqni livestream të martën (21 maj) në Facebook – Revista Anabel dhe YouTube – Anabel Entertainment.