Celebrity

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima; të nxirat në fytyrë i pikturoi vetë'

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2019

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Aktori Johnny Depp po akuzon ish- bashkëshorten, Amber Heard për abuzim fizik dhe keqpërdorim të imazhit të tij. Në deklaratën e parë të 55- vjeçarit (siguruar nga "People"), rreth padisë së ngritur nga Heard, Depp ka dhënë versionin e tij të ngjarjes përsa i përket së vërtetës së dhunimit të 33- vjeçares, gjatë kohës që dyshja ishte bashkë.

“I kam mohuar, tepër i bindur, të gjitha akuzat e zonjës Heard, që në çastet e para të ngritjes [së tyre], në maj të 2016- s. Unë do të vazhdoj t’i mohoj deri në fund të jetës sime.” u shpreh Depp duke shtuar se shenjat në fytyrë me të cilat Heard u shfaq në gjykatë ishin të pavërteta dhe në të vërtetë të pikturuara.

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Më tutje, Johnny shtoi:

“Nuk kam abuzuar kurrë më zonjën Heard dhe me asnjë grua tjetër.”

Teksa Depp hodhi poshtë çdo akuzë të mundshme, u sigurua të sqaronte në deklaratën e tij se në të vërtetë kishte qenë ai viktimë e akuzimit të Heard- it.

“Ajo ishte autorja e krimit dhe unë viktima. Ndërkohë që përziente ilaçe pa recetë me alkool, Heard ka kryer veprime të panumërta dhune ndaj meje, shpesh në prani të dëshmitarëve, që në jo pak raste më kanë shkaktuar dëmtime të rënda trupore.”

Nga ana tjetër, avokati i Heard- it, Eric George u kundërpërgjigj duke thënë se “është mëse e qartë që Depp ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj Heard- it” dhe se teoria konspirative e aktorit, që thotë se është ai viktima, mbetet totalisht e pabazuar.

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Aktorja Amber Heard dëshmoi në gjykatë në 2016-n se Johnny, me të cilin kishte 15 muaj martesë, e goditi me një iPhone në fytyrë.

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Sipas Heard, përpara se ajo të ngrinte kërkesën për divorc, Johnny Depp i kishte ofruar para në këmbim të heshtjes, mirëpo preferoi të zgjidhte sa më shpejt martesën, pasi druhej për jetën e saj. Në deklaratën e Amber në gjykatë, të publikuar nga DailyMail, thuhej se abuzimi i Johnny Depp me alkoolin dhe narkotikët e kishte bërë atë të humbte qetësinë, duke e bërë të dhunshëm dhe paranojak: “Ai tregohet shumë paranojak, temperamenti i tij më frikëson pasi më ka treguar shumë herë se është i dhunshëm fizikisht. Pranë tij jeta ime ishte në rrezik.”

Në tetor të 2018- s, në një intervistë ekskluzive për “GQ”, Johnny Depp foli për herë të parë mbi akuzën e ish-bashkëshortes Amber Heard.

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

“Pse ky person [Amber Heard] nuk foli me policinë? Dua të them se ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo. Policia nuk pa asnjë shenjë tek ajo, nuk pa asgjë të thyer dhe më pas i thanë se do të sillnin një ekspert, por ajo refuzoi. Disa ditë më vonë kishte një plagë. Kishte një shenjë të kuqe dhe më pas një plagë në ngjyrë kafe”, sqaron Depp versionin e tij të ngjarjes dhe vazhdon me pas me të tjera detaje. “Ditën tjetër shkoi në festën e 44-vjetorit të Amanda de Cadenet. De Cadenet postoi një foto me të dhe fytyra dukej shumë mirë.”

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

Johnny Depp e ka fjalën për foton e mëposhtme, e cila ngjalli shumë reagime pasi u postua, duke qenë se u fshi menjëherë.

Johnny Depp rrëzon akuzat e ish- gruas: ‘Isha unë viktima;

“Ditën tjetër ajo u shfaq në një tjetër festë. I kishte flokët mbi sy, por mund të shihej se syri nuk kishte shenja. Isha 7 metra larg saj, si dreqin mund ta godisja?! Edhe sikur të isha afër, do të ishte gjëja e fundit që do të kisha bërë. Mund të dukem budalla, por s’jam.”

Amber Heard dhe Johnny Depp u ndanë në 2016-ën, 15 muaj pas martesës së tyre.