Teksa gjendemi ende në muajin e Ramazanit, Tayna mendoi të ndihmonte dikë/disa duke bërë pazare, mbushur bagazhin dhe më pas dërguar te pala në nevojë. Reperja shkrepi një fotografi të gjithë kësaj dhe në një Instagram Story të disa orëve më parë shkroi:
“Ndihma më e mirë është ajo e dhënë për Ramazan”
Fill pas këtij postimi, ka reaguar Olti Curri, i cili shprehet:
“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto “bamirësitë”... Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton se do i japin titullin shenjtore “Nënë Tayna”
Kjo nuk është hera e parë që Tayna bën diçka të kësaj natyre,
ashtu siç nuk është hera e parë që Curri ka rezervat e tij përsa i përket “publicitetit” të bamirësive (ju kujtojmë së fundmi reagimin për rastin Xheison).
Në fakt çështja në fjalë mbetet ende një debat i hapur. Shumë mendojnë se reklamimi i gjesteve bamirëse është një shembull dhe model i mirë në shoqëri, ashtu siç ka të tjerë që janë totalisht kundra kësaj, me mendimin se humanizmi i vërtetë bëhet në heshtje.