Showbiz dhe TV

‘Na i solle zorrët në fyt’: Pas deklaratës së Oltit, reagon Fifi!

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2019

‘Na i solle zorrët në fyt’: Pas deklaratës së

Siç mund ta keni lexuar, Tayna vendosi të ndihmonte dikë/disa me ushqime nisur nga muaji i Ramazanit, veprim ky që Olti Currit iu duk i tepruar. Fill pas deklaratës së tij, Fifi reagoi në Instagram.

 “Deshta s’deshta unë, kjo qika osht Influencer. 10 veta ma shumë me dal sikur kjo, bota bohet ma e mirë. Pastaj a ka harxhu 50 € a thjesht 5 €, kjo ka bo diqka bile ti rrin e flet...qoje njo ‘dost’ [sic],” shkroi Fifi.

‘Na i solle zorrët në fyt’: Pas deklaratës së

Nisur nga fakti se marrëdhënia Fifi-Tayna nuk ka qenë fort e mirë, më tej ajo vazhdon:

“Ju me Instagram fallso mos u lodhni të më shkruani ‘jo po qysh këtej jo andej’; unë flas si ndihem, veproj si më vjen. Kështu që mos më jepni fare energji negative këtej vërdallë. Mërzisni veten jo për ndonjë gjë. E dyta, jemi në muajin e Ramazanit, njerëzit duhet të jenë pozitivë duke treguar bashkim. Të japin dashuri dhe të mos e dërgojnë vrerin te njerëzit vetëm për vëmendje. Më falni, është shumë gjynah!”

‘Na i solle zorrët në fyt’: Pas deklaratës së

“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto 'bamirësitë'... Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton se do i japin titullin shenjtore ‘Nënë Tayna’,” shkroi Curri. Kjo nuk është hera e parë që Tayna bën diçka të kësaj natyre, ashtu siç nuk është hera e parë që Curri ka rezervat e tij përsa i përket “publicitetit” të bamirësive (ju kujtojmë së fundmi reagimin për rastin Xheison).

Në fakt çështja në fjalë mbetet ende një debat i hapur. Shumë mendojnë se reklamimi i gjesteve bamirëse është një shembull dhe model i mirë në shoqëri, ashtu siç ka të tjerë që janë totalisht kundra kësaj, me mendimin se humanizmi i vërtetë bëhet në heshtje.

‘Na i solle zorrët në fyt’: Pas deklaratës së
Votimi në Anabel.al