Celebrity

Nick Carter paditet për sulm seksual nga një (tjetër) grua

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2025

Nick Carter paditet për sulm seksual nga një (tjetër) grua

Nick Carter akuzohet se ka abuzuar me një grua dhe i ka transmetuar sëmundje seksualisht të transmetueshme. Madje, paditësja pretendon se raporti seksual me këngëtarin i shkaktoi kancer në qafën e mitrës.

Nga ana tjetër, Nick Carter ka mohuar kategorikisht akuzat përmes avokatëve të tij.

Padia dhe pretendmet e Laura Penley

Sipas padisë së siguruar nga People, Laura Penley pretendon se Carter e ka abuzuar seksualisht rreth vitit 2004, kur ajo ishte 19 vjeç. Siç e përshkruan ajo, ata kryen marrëdhënie seksuale midis dhjetorit 2004 dhe shkurtit 2005 dhe u takuan për disa javë në Los Angeles.

Penley thotë se marrëdhënia seksual mes tyre për të paktën tre herë ndodhi me dëshirën e të dyve, por situata mori një tjetër kthesë në apartamentin e Carter në Hollywood, ku këngëtari refuzoi të përdorte masa mbrojtëse. Ndonëse ajo pretendon se i kërkoi që të përdorte prezevativ, ai refuzoi, duke e siguruar se nuk kishte asnjë virus apo sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Në padi raportohet gjithashtu se gjatë një takimi në fillim të vitit 2005, shkoi në shtëpinë e këngëtarit për të parë një film, por Carter dyshohet se i tha:

 "Arsyeja e vetme që je këtu është për të bërë seks."

Sipas padisë, sulmi seksual ka ndodhur në shtratin e tij, pavarësisht se ajo ka thënë "jo" disa herë.

Këngëtari dyshohet se nuk ka përdorur asnjë masë mbrojtëse gjatë akteve seksuale, duke i transmetuar asaj sëmundje të ndryshme seksuale, përfshirë virusin HPV, i cili shkakton probleme shëndetësore si kanceri i qafës së mitrës.

Në gusht 2005, Penley thuhet se u diagnostikua me kancer të qafës së mitrës në fazën 2 dhe u detyrua t'i nënshtrohej një sërë trajtimesh. Siç thekson padia, efektet e këtij abuzimi patën pasoja të rëndë fizike dhe emocionale për Penely: ngarkesë emocionale, dhimbje fizike, probleme mjekësore dhe trauma psikologjike.

Këngëtari mohon akuzat

Nick Carter paditet për sulm seksual nga një (tjetër) grua

Përfaqësuesit ligjorë të këngëtarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se paditësja dhe Nick Carter nuk janë takuar kurrë.

"Nick nuk i kujtohet të ketë takuar ndonjëherë Laura Penly. Ai nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëdhënie romantike apo seksuale me të. Asnjëherë!," thanë avokatët.

Melissa Schuman, Ashley Repp dhe Shannon Ruth e kanë akuzuar gjithashtu këngëtarin për sulm seksuale, duke e bërë Penly-n gruan e katërt që e padit me të njëjtin pretendim. Carter ka mohuar të gjitha akuzat vazhdimisht.

Burimi: People

Artikuj të sugjeruar: