Social Buzz

Si të shpëtojmë nga djersa e tepërt gjatë verës!

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2019

Si të shpëtojmë nga djersa e tepërt gjatë verës!

Të gjithë jemi familjarë me ndjesinë që jep një bluzë e djersitur tek pjesa e sqetullës apo jo? Kjo ndodh pikërisht ditën kur ti ke një takim a prezantim të rëndësishëm për të bërë.

Të djersitesh është proçes normal dhe i nevojshëm për trupin, por gjatë temperaturave të larta disa djersisin shumë më tepër se të tjerët. Diçka e tillë mund t’i krijojë ndjesi të pakëndshme duke i privuar të ndërveprojnë plotësisht në ambientin ku ndodhen.

Edhe kjo, ka shpëtim! Ekzistojnë disa zgjidhje të shpejta për të parandaluar djersitjen e tepërt dhe i mësoni tani!

1. Shmang ushqimet pikante

Piperin harrojeni për disa kohë. Kur konsumojmë ushqime pikante, trupi ynë është i predispozuar për të djersitur më shumë. Përbërësit pikantë dërgojnë sinjale tek truri juaj dhe pas kësaj do të ndjeni një nxehtësi të menjëhershme në trup. E gjithë kjo përkthehet në djersë. Djersa përkthehet në njolla të padëshirueshme dhe aromë (jo të këndshme).

2. Sa më pak kafeinë

Kafeina shkakton gjithashtu djersitje! Sa më shumë produkte që përmbajnë kafeinë të konsumoni, aq më të larta janë gjasat për të djersitur. Gjatë verës, qëndroni tek çajërat e ftohtë ose zgjidhni versionin pa kafeinë.

3. Zgjidhni materiale pambuk ose mëndafsh

Nëse vishni gjëra sintetike, harrojeni të shpëtoni nga njollat e djersës. Në vend të tyre, vishni bluze dhe fustane të pambukta. Temperaturat e trupit do të jenë normale dhe ju do të ndiheni më mirë.

4. Kujdes me kripën!

Kur konsumoni shumë kripë, trupi vepron  për të larguar nga trupi natriumin e tepërt duke djersitur. Bëjini vetes një nder dhe sakrifikoni dashurinë për të!

5. Një deodorant gjithmonë me vete!

Mos e aplikoni deodorantin vetëm kur ndjeni që jeni djerësitur. Më efektiv është kur trupi juaj është ende i thatë pasi bllokon precepitimin. Futeni në çantë dhe aplikojeni herë pas here.

6. Mos e ndani lëngun e limonit

Nëse antidjersat ju kanë lodhur, lëngu i limonit do t’ju shpëtojë. Hidheni në një tas të vogël dhe aplikojeni tek sqetullat para se të flini. Trupi juaj do ta absorbojë dhe do të luftojë djersën që duket kaq shëmtuar!

7. Mos harroni të depiloheni!

Pavarësisht funksionit mbrojtës të qimeve, vera kërkon depilim! Jo vetë që në ato zona djersitja është më e madhe, por aroma bëhet gjithashtu e padurueshme.  Depilimi do t’ju shpëtojë nga djersitja e tepërt dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të freskëta!