Historia Ime

Për çfarë fantazojnë këto 5 gra kur masturbohen

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2019

Për çfarë fantazojnë këto 5 gra kur masturbohen

Gëzuar! Maji është Muaji i Masturbimit dhe me të drejtë mund të flasim sa të duam për masturbimin dhe fantazitë seksuale. Të imagjinoni skenarë seksualë realë ose jo, është tërësisht normale. Frymëzohuni nga historitë e pesë grave më poshtë kur t’ju lindë dëshira të prekni veten.

“Unë jam njeri i mërzitshëm. Mendoj vetëm për gjërat që kam bërë me ish të dashurit.” – Jessica, 27 vjeçe

“Së fundi, jam masturbuar me idenë e të pasurit sytë e lidhur. Më pëlqen të fantazoj sikur po përdorem nga disa burra. Imagjinoj një rresht me burra që thjesht presin ta bëjnë me mua – njëri pas tjetrit. S’ia kam idenë kush është brenda meje, kush po prishet sipër meje dhe ky lloj anonimiteti më eksiton. Sigurisht, s’do e bëja kurrë realitet sepse s’është e sigurt, por si fantazi, më ka bërë punë disa herë.” – Charyn, 48 vjeçe

“Unë mendoj për ish të dashurin tim kur masturbohem, edhe pse jam lumturisht e martuar. Madje, mendoj për të edhe kur bëj seks me burrin ndonjëherë, sidomos kur ai më bën seks oral. Është e çuditshme dhe më bezdis shumë që e bëj këtë. Mendoj se fantazoj për të sepse burri im është i butë, ndërsa ishi im ishte i tmerrshëm. Ndoshta më pëlqen ideja që burri më trajton mirë, por dikush tjetër mund të më trajtojë si një kuçkë të ndyrë. Nuk e di vërtet.” – Sophia, 32 vjeçe

“Dy fjalë. Channing Tatum.” – Molly, 31 vjeçe

“Unë shoh porno, por shpeshherë, kur masturbohem, thjesht mendoj për një skenë që kam parë në vend që ta shoh realisht. Më duket më e thjeshtë të imagjinoj sikur jam vajza në video.” – Daria, 24 vjeçe

Burimi: Brides