Historia Ime

Ngaqë jam e bëshme, burrat thjesht më kanë lënduar e përdorur

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2019

Ngaqë jam e bëshme, burrat thjesht më kanë lënduar e

"Që kur fillova të dal me djem në 2015-n, më kanë ngacmuar, më kanë lënë të pres, më kanë abuzuar verbalisht dhe më kanë përdorur në vend të masturbimit. S’e di sa herë partnerët e mi janë zhdukur pa lënë gjurmë – qoftë para dhe pas seksit. Më kanë thënë se, meqë jam e shëndoshë, duhet të jem mirënjohëse që më falin sadopak vëmendje. Ka pasur burra që janë justifikuar (më ka marrë malli për ish-in për shembull etj.) por, kryesisht, thjesht janë zhdukur. Një ditë, dola me dikë që më pëlqeu vërtet dhe më tha se të bijat e kishin bërë njeri më empatik. Më tha se donte të dilte sërish me mua, pastaj... u zhduk.

Një tjetër tip më la sepse isha “shumë e shëndoshë.” Më la dy javë pasi nisa të merrja kontraceptivë oralë prej tij. Ai jetonte në një strehtë të pastrehësh, gjithë rrobat i mbante në një çantë, pinte duhan pareshtur dhe seksi ishte mëse mesatar, dhe problemi ishte pesha ime?

Një tjetër më tha se të gjitha gratë janë materialiste dhe se dashuronte njerkën. Një tjetër ishte shumë i ashpër dhe fill pasi u prish (unë jo), u vesh dhe u largua. Shkurtimisht më pas, më shkruajti në të njëjtën faqe ku u njohëm. Qartazi më kishte harruar. Një herë, njëri erdhi në apartamentin tim, dhe sapo filluam të zhvisheshim tha se kishte nevojë të shkonte në tualet. Kuptova që ishte larguar kur dëgjova kërcitjen e derës së parme.

Faqet për të njohur njerëz të rinj janë të mbushura me burra që përdorin pornografinë si guidë, por s’u intereson kënaqësia femërore. Kërkojnë që gratë të mos kenë “barra emocionale” dhe të mos jenë “dramatike”. Por është e pamundur të abuzohesh në këtë mënyrë dhe të mos dëmtohesh.

Burra, mjaft besuat se gratë s’lëndohen nga mënyra si silleni. Silluni më mirë. Jini njerëz më të mirë."

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian