“Nga të gjitha pasionet dhe etjet tona, dashuria për pushtet është me natyrë më autoritare dhe egoiste, pasi krenaria e një personi kërkon nënshtrimin e shumicës.” Edward Gibbon.
Shpesh na është thënë se kur futet në mes loja për pushtet, njerëzit tjetërsohen dhe janë të gatshëm për shumëçka, me qëllim arritjen e objektivit.
E gjitha kjo u vërtetua pikërisht sot në rubrikën “Me Provë” të “Hostel by Anabel”. Megi, Vjola, Alberta, Ana, Dea dhe Amela Caci (menaxhere produksioni) u gjendën në Malin me Gropa ku në një farë mënyre “rikrijuan” finalin e serialit “Game of Thrones”.
Në luftë për Fronin e Drunjtë!
Të ndara në dy skuadra, përkatësisht Dea- Vjola- Amela dhe Megi- Alberta- Ana, vajzat u përfshinë nga emocionet, sfidat dhe dëshira për fitore.
Se ç’ndodhi me to, tradhtitë që përshkuan miqësitë e tyre dhe fituesen e fronit të madh e zbuloni këtu.
Shënim: Mali me Gropa është ndër zonat më të reja të shpallura në mbrojtje nga Qeveria Shqiptare (VKM 49, 2007). Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është gjithashtu, ekologjikisht e lidhur edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.