Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Dashi dhe Demi

Jeni shumë në humor për të udhëtuar, kështu që filloni të bëni plane.  Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do ta zgjerojë edhe më entuziazmin tuaj për të parë horizonte të reja. Pavarësisht nga vendi ku do të shkoni, sigurohuni të keni adresat e duhura, pasi një gabim mund të shkaktojë incidente të pakëndshme. Gjithsesi, qershori është ideal për ca ditë pushimi!

Nëse s’merrni dot pushim gjatë javës, konsideroni të premten, 7 qershorin.  Kjo nuk do të thotë se interesi juaj për të udhëtuar edhe më vonë do të zbehet. Aty nga data 17-të (plus/minus 5 ditë) mund të keni një udhëtim të papritur, kështu që sigurohuni të keni gjithmonë afër jush një kuletë, një palë syze dhe një celular.

Me shumë mundësi mund të vizitoni një vend përtej oqeanit me nënën ose babain tuaj dhe kur të ktheheni do të vini me plane të reja në mendjen tuaj. Duhet të tregoni pak kujdes me vendimet që merrni këtë muaj.

Bëni qejf këtë muaj, pasi në tjetrin mund të shpërqëndroheni lehtësisht nga lajmet e reja që do të sjellin 2 eklipset, që me shumë mundësi do të sjellin ndryshime në shtëpinë dhe karrierën tuaj.

Nëse ndiheni plotësisht i qetësuar nga pushimet e qershorit, do të jeni në formë të shkëlqyer për të përballuar çdo gjë që vjen në korrik.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Dashi dhe Demi

Financat tuaja duken shumë mirë këtë muaj. Me pak përpjekje s’do t’ju duhet të prisni shumë të shihni llogarinë bankare të rritet. Hëna e Re në Binjakë më 3 qershor do të ndriçojë shtëpinë tuaj të të ardhurave ose do t’ju lejojë të kërkoni një pozicion tjetër pune, me më shumë të ardhura.

Bëni kujdes të shihni me vëmendje dhe të kuptoni çdo pikë që parashtrohet në kontrata pune. Jupiteri është gjithashtu në anën tuaj këtë muaj dhe fare lehtë do të shihni monedha të arta nëpër duar.  Punoni për të zbuluar mundësi të reja- ato ekzistojnë, vetëm duhet t’i zbuloni.

Nëse po negocioni për një marrëveshje të mundshme, ajo do të mbyllet rreth 17 qershorit (plus/minus 5 ditë). Do ta ndjeni veten se jeni në vendin e duhur në kohën e duhur.

Fundjavat e qershorit do t’ju gjejnë duke udhëtuar. Përsa i përket romancës, java më e mirë për të gjetur shpirtin binjak do të jetë nga 1 deri në 8 qershor. Gjatë kësaj jave dilni gjithashtu për pazar- do të gjeni çfarë ju duhet dhe çfarë ju bën të ndiheni seksi.

Ky muaj ka rezervuar surpriza për ju. Aty nga data 27 mund të merrni një mesazh apo një ftesë krejt papritur për të udhëtuar. Ti përpiqesh t’i planifikosh gjërat deri në detajin më të vogël, kështu që pak spontanitet do të të bëjë mirë.