
Vdekja e Papa Françeskut më 21 prill çoi në një rritje të menjëhershme të shikueshmërisë së filmit “Conclave” nga Edward Berger. Subjekti i filmit sjell ngjarjet që ndodhin pas vdekjes së një Pape fiktiv dhe përplasjet mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri.

Filmi fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në Bafta, u nominua edhe për Oscar, ku fitoi çmimin për Skenarin më të Mirë të Përshtatur. Sipas “Luminate”, platformë transmetimi për filmat në mbarë botën, “Conclave” u pa rreth 1,8 milionë minuta më 20 prill dhe 6,9 milionë minuta më 22 prill, në ditën pas vdekjes së Papës, duke e çuar shikueshmërinë e filmit në 283%.
Lajmi për vdekjen e Papës, ndikoi gjithashtu edhe në rritjen e shikueshmërisë për “The Two Popes”, gjithashtu një film i nominuar për Oscar në vitin 2019.

Vdekja e Papës erdhi për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga një goditje në tru dhe u njoftua herët në mëngjesin e së hënës së Pashkëve dhe u konfirmua të hënën nga Dr. Andrea Arcangeli, shefi i departamentit shëndetësor të Vatikanit.
Papa Françesku, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe hoqi një pjesë të mushkërisë që në rini, u shtrua në spital për 38 ditë në fillim të vitit për shkak të pneumonisë.
Vdekja e një pape aktivizon një sërë ritualesh dhe ceremonish të organizuara me kujdes. Kardinalët që plotësojnë kriteret do të votojnë për pasardhësin në Kapelën Sistine, përmës një procesi të njohur si konklava.
I lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, me origjinë nga Argjentina, Papa Françesku solli një frymë të re në një institucion 2000-vjeçar, i cili kishte humbur ndikimin gjatë papatit të trazuar të Benediktit XVI. Por edhe Papa Françesku hasi vështirësitë e veta, sepse konservatorët u bënë gjithnjë e më të pakënaqur me prirjet e tij progresive, afrimin me katolikët LGBTQ+ dhe shtypjen e tradicionalistëve.
Artikuj të sugjeruar: