Historia Ime

‘Po, qaj gjatë seksit, por jo për arsyen që mendoni ju’

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2019

‘Po, qaj gjatë seksit, por jo për arsyen që mendoni

"Dikur, dëgjova se klitori është shoqja e ngushtë e një gruaje, por pika G është ajo shoqja që e takon rrallë e kalon një natë të paharrueshme.

Në përvojën time, thënia e mësipërme është shumë e vërtetë. Orgazmat e pikës G janë aq të fuqishme për mua, sa qaj sa herë që më ndodhin. Gjithmonë.

Për herë të parë më ndodhi para dy vitesh. Po bëja seks me të dashurin tim asokohe dhe papritur, u ndjeva ndryshe – sikur po më stimulohej një sensacion i brendshëm.

Ndihesha si qiellza e gojës, por më e ngrohtë, më e butë. Aty fillova të qaj.

Që atëherë, më ka ndodhur e njëjta gjë disa herë kur kam qenë unë sipër ose në një pozicion misionari me këmbët e mia në shpatullat e tij.

Në fillim, ndihesha e turpëruar dhe merrja veten e fshihja lotët që të mos e bëja situatën të sikletshme mes meje dhe partnerit tim.

Sidoqoftë, sa më shpesh më ndodhte, aq më e gatshme isha t’i lija gjërat të merrnin rrjedhën e tyre dhe t’i tregoja të dashurit për ndodhinë. Për fat të mirë, atij iu duk për të qeshur.

Nuk e kam problem të flas për këtë, sepse kur qaj gjatë seksit, shkak nuk është dhimbja apo trishtimi. Janë lotë që trupi im i përdor për të çliruar emocionet që burojnë nga një vend kënaqësie.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian