Muzika

'Ritfolk' emocionon publikun: Një koncert nostalgjie për Shqipërinë e viteve ‘90

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2019

'Ritfolk' emocionon publikun: Një koncert nostalgjie për

Pas ndërprerjes së rrugëtimit të tyre dy dekada më parë, me pjesëmarrjen në festivalin e vitit 1999 në “Kënga Magjike me “Do të them diçka”, “Ritfolk” – një prej grupet më të njohura dhe më revolucionare të pasviteve ’90 – u rikthye sërish dje mbrëma përmes një koncerti të mbajtur te Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ritfolk (@ritfolkband) on

Ndonëse vokalistët Altin Goci dhe Saimir Bravo nuk ishin në kërkim të fondeve, qe ABI Bank që kontaktoi me këngëtarët për një rikthim të grupit të famshëm. Pjesëtarët e tjerë të grupit mungonin, megjjithëse nuk munguan përshëndetjet për rolin e tyre në “Ritfolk”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ritfolk (@ritfolkband) on

Herë pas herë, koncerti mori nota familjare. Saimir Braho i dedikoi dy këngë familjes së tij, gruas dhe fëmijëve dhe një këngë Zotit si besimtar i devotshëm prej vitesh. Po kështu Altin Goci u shpreh se kënga e tij “Me ty kaq pranë” ishte një dedikim për bashkëshorten, Irenën.

'Ritfolk' emocionon publikun: Një koncert nostalgjie për

'Ritfolk' emocionon publikun: Një koncert nostalgjie për

Siç theksoi edhe poeti dhe publicisti i njohur Ervin Hatibi përmes një video-mesazhi gjatë koncertit, djemtë e “Ritfolk” ishin të rrallë për mënyrën si u përpoqën të bënin muzikë duke qëndruar me orë të tëra në Institutin e Kulturës Popullore për të studiuar dhe përthithur folklorin shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on

Koncerti – biletat e të cilit u shitën në kohë rekord – u hap me hitin “Dëshirë dhe heshtje” që i dha famë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH, në dhjetor të 1994-s. Mbrëmja nostalgjike u mbyll me “Ëndërroj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on

Koncerti i tyre shkaktoi të publiku një nostalgji për vitet ’90 dhe për këdo që këndoi:

“Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
Sonte do këndoj për ju
Ju që njihni veç qetësi
Kënga ime ngjitet larg
Atje larg në qiellin blu
Ju o yje më besoni
Kënga ime është për ju...”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on