Hostel by Anabel

Një lajm fantastik për të gjithë fansat e #Love#Likes#Tirana!

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Një lajm fantastik për të gjithë fansat e

Sot gjatë një seksioni pyetje-përgjigje në Instagram, produksioni i "Hostel by Anabel" zbuloi në stories se në 2 korrik do të jetë një episod special i dedikuar vetëm për serialin dhe do të quhet  "#LLT Grand Finale". 

Lajmi i mirë? Kjo seri do të jetë e gjatë!

"Që përpara se të nisnim këtë serial, ne e dinim që njerëzit do të kishin pakënaqësi nga minutazhi, i cili per hir të së vërtetës, është një minutazh mëse normal dhe i rekomanduar për seriale online. Gjithsesi, ne vendosëm që në serinë finale, t'u jepnim shikuesve kënaqësinë e të shijuarit të një minutazhi më të gjatë, rreth 45-50 minuta." shpjegon producentja Dalina Buzi. 

Një lajm fantastik për të gjithë fansat e

Por ky nuk do të jetë vetëm ky ndryshimi për këtë sezon. Buzi thotë se seria e 15 (e parafundit) e "Hostel by Anabel" do t'i kushtohet historikut të shkurtër, por shumë të pasur e të suksesshëm të "Hostel-it". 

"Ky program ka pasur aq shumë ndodhi, aq shumë situata e humor  gjatë dy sezoneve të tij, sa ne menduam që do të ishte bukur të rikthenim disa nga momentet më pikante nga të gjitha rubrikat, të shoqëruara me rrëfimet tona mbi çfarë ka ndodhur në prapaskenë." 

Përsa i përket audicionit për vajzën e 6 të "Hostel by Anabel", Buzi shprehet se përzgjedhja do të bëhet në serinë e ardhshme (të 14-të). "Kemi pasur shumë prurje dhe ka qenë realisht shumë i vështirë seleksionimi. Por arritëm në një përzgjedhje finale. Vajzat e përzgjedhura do të futen në sfida të ndryshme mjaft argëtuese që do të drejtohen nga gocat tona. Votimi më pas do të bëhet online nga vetë ndjekësit e "Hostel by Anabel".

Ndërsa këtij sezoni me 16 episode të "Hostel by Anabel" po i vjen fundi, shumë njerëz pyesin me të drejtë nëse do të ketë një sezon të 3-të. "Kur e krijova këtë program, kisha në mendje një formulë të tillë: "2 seriale të plota dhe një "spin-off" në formë filmi, që do të transmetohej në kinema. Ky ishte mendimi im i parë në mars të vitit 2018, duke ditur edhe shkallën e vështirësisë shumë të lartë që ka ky program në realizim, por gjatë kësaj kohe aq shumë gjëra kanë ndodhur e aq shumë gjëra kanë ndryshuar, saqë momentalisht jam pak konfuze, nëse do t'i rikthehemi prapë "Hostel-it" si program, apo do të vazhdojmë të përqëndrohemi tek prodhime më kinematografike. Gjithsesi, në një formë apo tjetrën vajzat do të jenë pjesë e prodhimeve edhe në të ardhmen." 

Episodi i ardhshëm i "Hostel by Anabel" do të jetë të martën e ardhshme, si gjithmonë Livestream në kanalin tonë në Youtube/ Anabel Entertainment në orën 21:00. Ndërsa në 2 korrik, përgatituni me miqtë dhe ca pjata me fast-food për të shijuar një mbrëmje kushtuar vetëm serialit tuaj të dashur. Se çfarë do të ndodhë në finale, nuk ju themi dot asgjë, madje dhe neve, produksioni na e mban të fshehtë.