Përveçse të pijë kafe vetëm dhe të grumbullojë libra që nuk ka kohë t’i lexojë, një tjetër hobi i Alberta Kamenicës janë filmat dhe serialet. Filmi i preferuar? “Fight Club”. Po serialet? Vështirë të zgjedhë një, kështu që: "House of Cards", "The Leftovers", "Brooklyn Nine-Nine" dhe "BoJack Horseman".
Gjatë një seksioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Alberta sugjeron seriale, mjafton t’i shkruani vetëm 3 fjalë. Ne i besojmë shijeve të saj, ndaj nëse nuk dini se ç’të shihni sot në darkë, gjatë verës ose gjatë gjithë vitit në vijim, ja disa sugjerime.