Kur kërkon për Fifin dhe peshën e saj, gjen me dhjetëra artikuj, nga periudha të ndryshme kohore. Kush është i mbushur apo i shëndoshë do të komentohet për peshën pambarimisht. Jo vetëm kaq, por edhe do të bezdiset nga këshillat që s’i kërkoi kush të tipit “fillo palestër,” “mbaj dietë,” “duhet të dobësohesh.”
Kur i ndodhi kjo, Fifi nuk u bind. “Nuk vendosa të dobësohem sepse njerëzit më thonin të dobësohesha. Përkundrazi. Kur më thanë ‘dobësohu,” unë shtova 20 kile,” tha ajo, e ftuar në “Thumb.”
Pak kohë më parë, Fifi vuri një balon gastrit që ndihmon me rënien në peshë, por synimi fillestar s’ishte ky. “E mora këtë vndim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. M’u desh të gjeja një zgjidhje pakëz më të shpejtë, sepse s’i kam shumë qejf palestrat. Por gjithsesi, kam filluar dhe palestrën,” tha ajo.