Shopping now!

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2019

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Shpresojmë të jeni ulur, sepse s’e dimë s’i do ta përballoni këtë informacion të papritur: tangat e ekspozuara janë tashmë trend. Një minutë heshtje para se të vijojmë me hapin e radhës.

Përgjatë fundjavës, në Milano u mbajt sfilata e Versace Men’s Spring 2020. 58 veshje, burrash dhe grash, me materiale dhe silueta të shumëllojshme. Një nga këto silueta, kishte një detaj tipik të viteve të ’90-’00: tanga të ekspozuara me pantallona me bel të ulët. Në pasarelë, këtë dyshe të nëmur e veshi kush tjetër veç Bella Hadid.

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Nëse jeni të konfuzuar mbi rëndësinë e Bella Hadid në këtë ndodhi, le të qartësojmë diçka. Siç thanë njerëz më të zgjuar se ne: çfarë vesh Bella, bëhet trend menjëherë. Ca gjëra s’i kemi në dorë ne, kështu që le të pranojmë fatin tonë.

Sigurisht, s’kemi as  pse habitemi shumë. Duhet të marrim parasysh se është rikthyer thuajse çdo trend i para njëzetë viteve, duke nisur nga syzet e vogla e deri te shapkat me gisht e me takë. Ishte thjesht çështje kohe rikthimi i tangave sheshit.

Gjithashtu, Hailey Bieber veshi një fustan me tangë të ekspozuar në Met Gala, të hënën e parë të majit.

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Po ju lëmë me këtë copëz arti për tangat, që s’ka asnjë palë tanga të vetme në video;

Dhe disa foto për t’u frymëzuar:

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit

Ju nuk jeni gati për rikthimin e tangave sheshit