Maska për fytyrë dhe flokë

2 maska magjike: Si t’i shpëtoni yndyrës së fytyrës gjatë verës

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

2 maska magjike: Si t’i shpëtoni yndyrës së fytyrës

Një lëkurë e yndyrshme është akoma më e vështirë për t'u mbajtur nën kontroll gjatë temperaturave të larta. Për këtë arsye duhet ta trajtoni sistematikisht përmes maskave natyrale. Më poshtë do të gjeni dy të tilla:

2 maska magjike: Si t’i shpëtoni yndyrës së fytyrës

~ Maskë me banane ~

Përbërësit:

1 banane e pjekur

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle lëng limoni ose portokalli

Udhëzime:

Shtypeni bananen, përziejeni me mjaltin dhe më pas shtoni lëngun e limonit ose të portokallit. Vendoseni përzierjen e krijuar mbi  lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me një leckë të lagur me ujë të ftohtë. Pas larjes aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.

2 maska magjike: Si t’i shpëtoni yndyrës së fytyrës

~ Maskë me aspirinë dhe limon ~

Përbërësit:

3- 6 aspirina

1 limon

Sodë buke

Filxhan për të grimcuar aspirinën

Udhëzime:

Në varësi të sasisë së yndyrës apo puçrrave në fytyrën tuaj përdorni 3- 6 aspirina. Thërrmojeni aspirinën në pjesë shumë të vogla duke ushtruar presion me fundin e filxhanit. Hidheni pluhurin e krijuar në pjatë dhe përziejeni me lëngun e freskët të limonit (1 lugë gjelle lëng për 3 kokrra aspirinë). Vendoseni maskën në zonat e yndyrshme dhe lëreni derisa të thatë. Më pas largojeni me një leckë të zhytur më parë në ujë më sodë buke.