Nuk është hera e parë që përflitet se Nicki Minaj dhe i dashuri i saj do të martohen, pasi në dhjetor të 2018-s, TMZ raportoi se së shpejti reperja do të kurorëzojë historinë e dashurisë në martesë. Mesa duket gjërat mes çiftit kanë avancuar pasi qe vetë Nicki ajo që foli për herë të parë në lidhje me martesën.
Në episodin e fundit të programit të saj radiofonik, Queen Radio, ajo zbuloi se do të martohet me të dashurin e saj, Kenneth Petty.
“E morëm lejen për t’u martuar. Mendoj se kam gjithë ç’kam kërkuar – lumturi” u shpreh ajo. “Ishte kaq e vështirë të gjeje dikë që të më bënte të lumtur. Tani që e kam, nuk dua ta humbas.”
Ndërkohë, mund të flasim pak për Kenneth? Patjetër, klikoni këtu.