Muzika

Sunny Hill Festival: Dua Lipa sjell në Kosovë artistin e famshëm ndërkombëtar

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2019

Sunny Hill Festival: Dua Lipa sjell në Kosovë artistin e famshëm

Në Prishtinë, më 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet Sunny Hill Festival, i organizuar nga Dua Lipa dhe i ati i saj. Pak orë më parë, këngëtarja zbuloi artistin e parë që do të kryesojë mbrëmjen dhe bëhet fjalë për DJ e famshëm, Calvin Harris me të cilin Dua ka bashkëpunuar në këngën "One Kiss".

Sunny Hill Festival: Dua Lipa sjell në Kosovë artistin e famshëm

“Kaq e emocionuar që prezantoj Calvin Harris si artistin e parë që do të kryesojë mbrëmjen këtë vit në Sunny Hill Festival. Jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë e mi që do të vijnë në Kosovë, për të mbështetur të rinjtë e Kosovës për një të ardhme më të mirë, së bashku.” – shkruan Dua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Po kështu, në festival do të performojë edhe Njomza, e cila ndër të tjera është edhe autore e disa këngëve të njohura të Ariana Grande-s si “Thank You, Next” apo “7 Rings”. Njomza është shqiptare e lindur në Chicago, Illinois dhe merret me muzikë prej dhjetë vitesh. Ajo u zbulua nga Mac Miller – ish i dashuri i ndjerë i Ariana-s – dhe nënshkroi për kompaninë e tij diskografike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Artistë të tjerë të huaj janë Generik dhe Col3trane, ndërsa nga ata shqiptarë në skenë do të ngjitet Kida dhe Ledri Vula, i cili performoi edhe në festivalin e vitit të kaluar. Këta janë disa nga emrat e zbuluar, pasi në ditët në vazhdim pritet që të lançohen të tjerët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, që u themelua rreth 3 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që këngëtarja mbajti në Prishtinë më 9 gusht ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit të kaluar, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë.

Sunny Hill Festival: Dua Lipa sjell në Kosovë artistin e famshëm