"E dua shumë të dashurin tim, por pas pesë vitesh bashkë, ndjenjat s’janë më aq intensive si më parë. Ndërkohë, jam fiksuar keqazi pas në muzikanti prej 15 vitesh. Edhe pse tani është në të dyzetat dhe po i bien flokët, mua më duket shumë tërheqës. I dashuri im e di që e pëlqej muzikantin në fjalë, por jo sa shumë.
Kam lexuar, parë dhe dëgjuar intervista të pafundme të këtij muzikanti dhe di për të thuajse aq sa di për partnerin tim. Është i sjellshëm, kreativ, i kulturuar, vegan dhe i do shumë kafshët – në pak fjalë, gjithçka që kërkoj te një burrë dhe shumë gjëra që i dashuri im s’i ka.
Nuk besoj se unë dhe ai do të lidhemi bashkë ndonjëherë, por fantazoj vazhdimisht sikur takohemi, dashurohemi dhe me kalimin e kohës bëjmë një vajzë bashkë. Mendoj për të kur masturbohem dhe më vjen turp ta them, edhe kur jam në shtrat me të dashurin tim. Në një mënyrë të çuditshme, jam dashuruar me të, edhe pse ai s’e di që ekzistoj.
I dashuri im dhe unë jemi gati të blejmë një shtëpi bashkë, por shpeshherë e kap veten duke ëndërruar sikur arratisem dhe gjej një punë në qytetin ku jeton muzikanti, thjesht sepse rrit shanset e takimit tonë.
Marrëdhënia jonë ka pasur më shumë probleme dhe më pak seks kohët e fundit. Ndoshta fiksimi im shërben si surrogat për nevojat e mia emocionale dhe seksuale. Meqë ëndrrat janë më intensive tani, kam frikë se jeta e vërtetë seksuale s’do të jetë kurrë aq e mirë sa e fantazoj."
Shkruar nga një grua anonime për The Guardian