Hostel by Anabel

Të pathënat e ‘Hostel by Anabel’: Ç’fshihet pas videove të shumëklikuara

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2019

Të pathënat e ‘Hostel by Anabel’: Ç’fshihet

Në një puntatë ndryshe nga të tjerat, episodi i sotëm i “Hostel by Anabel” përmblodhi një grusht momentesh në prapaskenë, bashkëngjitur me përjetimet personale të protagonistëve. Fillimisht, producentja ekzekutive Dalina Buzi zbuloi se nga rrjedhoi dhe si erdhi emërtimi “Hostel”.

Të pathënat e ‘Hostel by Anabel’: Ç’fshihet

Propozimi u bë krejt rastësisht nga regjisori Endri Delisula dhe Buzi e miratoi menjëherë.

Të pathënat e ‘Hostel by Anabel’: Ç’fshihet

“E përktheva në një vend ku përpos vajzave do të ishin edhe njerëz të tjerë, që hynin, dilnin dhe tregonin eksperiencat e tyre.”

Duke u ndalur në rubrikën “Me Provë”, saktësisht në TOP 10 e videove, vajzat treguan diçka më shumë rreth asaj që ndodhi jashtë shkëlqimit të kamerave.

#10 Taksia

"Skena ishte eksperiment, mora një taksi dola në rrugë. Me vajzat ka qenë më e vështirë, për shkak të kamerave." rrëfeu Megi Pojani.

#9 Dasma

Doni të dini më shumë? Ja ç'tha secila prej tyre:

Alberta Kamenica: "Kalonim rrugicë pas rrugice dhe pyesnim kjo është dasma e filanes?"

Viola Gjoleka: "Në dasmë më hahej bukë po vdisja. Thërrita të zotin e shtëpisë dhe i thashë të lutem do më japësh pak bukë?" 

Megi Pojani: "Isha pak e hapur [fustani], nusja më tha mbulohu."

Dea Mishel Hoxha: "Ne vajzave te Hostel- it na ndizet gjaku kur dëgjojmë muzikë [arsye pse vajzat s'ndaluan së kërcyeri]."

Ana Haxhimali: "Kisha detyrën e  hedhjes së lekëve, bera gabimin e madh që tejkalova kuotën. Në fund, bëj bilancin e lekëve që kisha hedhur, duhet t’u ktheja lekët njerëzve."

#8 Shitja në rrugë

Përpos faktit që Megi nuk priste ta njihni dhe prisnin aq ngrohtë në Vorë, Viola u ndje disi në siklet me shitjen e bananes, ishte Dea ajo që mbeti e habitur teksa tentoi të shiste në tregun e rrobave të përdorura:

"Nuk e mendoja qe do mësoja aq shumë për biznesin prej tyre, ata njerëz që s'kanë as shkollë  dinë të shesin aq mirë."

#7 Mali me Gropa

ç'kujtojnë vajzat? Vështirësitë në të fjetur dhe temeperaturat e ulëta. Dea?

"Menstruacione, në mes të asgjësë"

#6 South Outdoor Festival

Megi e kujtoi hiking- un (ngjitjen në Gjipe) si një eksperiencë shumë sfiduese.

"Kisha frikë"

#5 Ushtria

"Isha shumë semurë para se te niseshim, isha e fikur gati për të rënë përtokë" rrëfeu Alberta.

#4 Boksi

"Kam lëvizur çdo muskul, muskul që nuk e dija se ekzistonin, skena  e vrapit e tmerrshme,isha me 38 e gjysmë."

#3 Karaburuni

Alberta ia doli të largonte frikën e të notuarit e ndërsa Dea e shtyu natën nën tingujt e gërhitjes së regjisorit.

#2 Shtëpia horror

Sipas Violës, që pas "Hostelit" tufa nxënësish kanë nisur të shkojnë te e njëjta shtëpi dhe të gjurmojnë shpirtin e Manjoloës.

#1 Mirditë

Dea zbuloi se nuk dinte të bënte kafe e ndërsa Viola, si sqimatare që thotë se është, mezi shtyu natën.