Afro një muaj më parë, më 30 maj u publikua në YouTube bashkëpunimin muzikor i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit.
Kënga i kushtohet tërësisht dashurisë së tyre; madje videoklipi është xhiruar në Maldive, aty ku artistët, nën praninë e së bijës, Amelisë kurorëzuan dashurinë, fill pas 12 viteve romancë.
Titulluar “Duamë” (Të më duash), teksti i këngës përshkohet nga shumë deklarata dashurie.
#1 ~ Duamë ti vetëm deri sa lulet të mos çelin në pranverë ~
#2 ~ Ndoshta nuk të fal dot një palë krahë të fluturosh/ Por dashuri, në përjetësi ~
#3 ~ Duamë vetëm si e do natyra diellin/ Duamë vetëm si e duan yjet qiellin ~
#4 ~ Duamë në zemër dhe në mendje ~
#5 ~ Duamë vetëm deri sa më s’ka... ~