Në çdo lidhje dashurie, frika më e madhe është pabesia e partnerit. Gjithsesi, nëse tradhtia ndodhi, problemi tjetër është hapi i radhës. Ç’të bësh tani? Ekspertët mendojnë se partneri tradhtar duhet të ketë parasysh disa gjëra, përpara se të mendoj që lidhja ka marrë fund.
1. Mendo që partneri/ja mund të dyshojë!
Nëse ke tradhtuar dhe s’i ke treguar ende, të paktën mos mendo që pala tjetër është në errësirë totale. Ata mund të dyshojnë për diçka për shkak se ndoshta sjelljet tuaja kanë ndryshuar.
2. Do ta gjesh veten të pasigurtë.
Ka një numër të madh arsyesh pse njerëzit tradhtojnë. Jo domosdoshmërisht kjo lidhet me partnerin e tyre. Për të mos tradhtuar në të ardhmen, duhet fillimisht të jesh i sigurtë në vete.
3. Nuk është e thënë ta përsërisësh gabimin.
Shumë njerëz mendojnë se ata që tradhtojnë njëherë, do tradhtojnë gjithmonë. Gjithsesi, edhe ky rast ka përjashtimet e veta.
4. Jo domosdoshmërisht duhet t’ja tregoni partnerit
Nëse askush nuk mori vesh çfarë bëtë, je përpara dy zgjedhjeve: të tregosh që u tregove i pabesë ose thjesht ta mbash sekret për gjithë jetën.
5. Sigurisht që ka një arsye që të çoi drejt tradhtisë!
Tradhtia kërkon dhe ka gjithmonë një shpjegim. Një shkak. Kërkojeni brenda vetes.
6. Kujto që jeta seksuale mund të komplikohet.