Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e sezonit të parë të #Love #Likes #Tirana që do të transmetohet sot, si gjithnjë në orën 21:00, livestream në Anabel Entertainment në YouTube. Ndonëse ka kohë që përflitet për finalen, ngjarjet e të cilës pritet të jenë një surprizë për të gjithë, produksioni është treguar tejet i rezervuar, qoftë edhe në trailerin e episodit të fundit. Megjithatë mundëm të siguronim disa foto nga skenat e finales.
Siç mund ta shihni, Zoi mban veshur nje fustan me fruda në pjesën e dekoltesë dhe në fund, i gjithë në nuancat turquoise (me bazë blu dhe të gjelbër), kombinuar me çizme me print gjarpri dhe pallto të verdhë mustardë.
Nga ana tjetër, Luna duket si mishërim i stilit të grave daneze, të apasionuara pas copave të mbivendosura, gjithnjë me hijeshi. Pëlhura duket e lirshme dhe nxjerr në pah belin përmes lidhjes në këtë pjesë.
Klajdi i qëndron besnik kostumeve,
ndërsa Elio xhaketave të lëkurës.
Nisur nga fotot dhe traileri i finales, Zoi dhe Elio takohen më në fund, megjithëse duket se një ngjarje e dërgon Elion në një “përballje” me të motrën. Siç e thamë në fillim, finalja e madhe – një seri me minutazh kinemaje – do të transmetohet në Anabel Entertainment në YouTube, ndaj bëni subscribe për t’u njoftuar në kohë.