Së pari na lejoni t’jua përshkruajmë finalen e sezonit të parë të serialit #Love #Likes #Tirana me vetëm një fjalë të vetme: BOMBASTIKE!
Ngjarje të shumta ndodhën përgjatë 80 minutave transmetim, të shoqëruara me emocione të forta dhe të papritura. Një rrjedhë të paimagjinueshme mori trekëndëshi i shumëpërfolur Zoi- Klajdi- Luna, teksa një histori e re dashurie ngriti krye.
Zënka, puthje apo një tjetër shtatzëni ishin vetëm disa nga zhvillimet kryesore të fabulës së serialit.
Ç'ndodhi me Ledian, abortoi? Po Irisi e zbuloi të fshehtën e saj? Ç'u bë me Elion? Sigurisht që s'do t'ju tregojmë asgjë. Finalen ndiqeni këtu.