Pa shiko, pa shiko, pa shiko. Binjakët Veshaj janë të dy të zënë. Romeo me Jonida Maliqin – siç e deklaruan në puntatën e parë të “Treshat” me një puthje në ekran – dhe Donaldi me Bora Zemanin. Të paktën këtë lënë të kuptohet nga dy foto në dukje të pafajshme.
Nisim me këtë foto të Borës, postuar në Instagram në fund të shkurtit të këtij viti. Moderatorja pozon vetëm me një bluzë dhe filxhan kafeje në dorë në një kuzhinë çfarëdo. “Ju duhet vetëm dashuri... dhe një filxhan kafe,” shkruan ajo.
View this post on Instagram
Kthehemi në ditët e sotme. Ma 30 qershor, në “Për drekë me mua,” të ftuar treshat, pra binjakët Veshaj dhe Bora,” dreka u gatua në këtë kuzhinë, kuzhinën e Donaldit.
Vini re pllakat që janë identike në të dyja fotot.
Ju lidhini pikat vetë. Bora dhe Donaldi përfliten se janë bashkë që prej janarit të 2019-s. thuhet se ata u njohën në Tv Klan, teksa Bora moderonte “Këngën Magjike,” ndërsa Donaldi merrte pjesë te “Dance with Me.”