Muzika

Ylli Limani është një romantik i pashpresë në këngën e tij të fundit!

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2019

Ylli Limani është një romantik i pashpresë në

Pak minuta më parë, Ylli Limani publikoi këngën e tij më të re, me titull “Nuk po kalojka”.

Ndonëse ritmike dhe e përshtatur më së miri për stinën që po jetojmë, Ylli mbetet artisti që njohim: një romantik i pashpresë!

Ylli Limani është një romantik i pashpresë në

Me muzikë të Armend Rexhepagiqit dhe teks të Aida Barakut, Ylli solli sot për fansat e tij një tjetër version të dashurisë së humbur.

Në fakt në fakt, atë të një trekëndëshi dashurie!

“Unë e kam, zemër unë e kam dikë

Që e paska tjetër kon’

Unë e kam, unë e kam dikon

Që e paska n’zemër tjetër kon’”

Refreni na prezanton me situatën aq shpejt sa edhe fjalët na fiksohen në mendje!

“Nuk po kalojka” është një tjetër provë, që Ylli Limani është mjeshtër i baladave “zemërthyese”.

Mjafton të kujtojmë “Najher”, “Shiu”, “Harrom”, “A ja ka vlejt” e shumë të tjera, për të kuptuar se pika e tij e dobët është t’i këndojë dashurisë në nota dhe fjalë të ndryshme!