Historia Ime

Gruaja që zbuloi vibratorin pasi mbeti e ve

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2019

Gruaja që zbuloi vibratorin pasi mbeti e ve

Bashkëshorti im u nda nga jeta dy vite më parë. Ishte thuajse 90 vjeç kur vdiq dhe kishim 45 vite bashkë.

Shkonim shumë me njëri-tjetrin dhe na shijonte seksi kur ishim të rinj. Ai s’e humbi kurrë entuziazmin, ndërsa unë po. Kjo humbje e interesit qe graduale. Ai doli në pension, ndërsa unë punoja. S’kishim kohë, s’ishim në humor në të njëjtën kohë. E dashurova deri ditën e fundit, por seksi u kthye në një ndodhi të rrallë.

Sidoqoftë, kur ai iku nga kjo jetë, fillova të rikujtoja momente të jetës sonë seksuale bashkë. Në fillim, ishte e mrekullueshme. Me dëshirën më të madhe për t’i ripërjetuar ato ndjenja, bleva vibratorin tim të parë në moshën 70-vjeçare, diçka që s’do ta kisha bërë dot më parë nga turpi. Më fal një kënaqësi që s’e njihja më parë dhe kam kuptuar që jam më e zonja vetëm, sesa me një partner në krah. S’e besoj të kem përjetuar ndonjëherë orgazma kaq intensive.

Do të doja të isha treguar më guximtare dhe të kisha përdorur lodra seksi edhe me tim shoq, por s’e imagjinoj dot si do ta kishte pritur ai këtë veprim. Nga ana tjetër, ndoshta e kuptova vonë ç’i nevojitej trupit tim.

Tani e di ekzaktësisht çfarë dua, dhe vibratori më fal një çlirim fizik të jashtëzakonshëm. Përtej kësaj dëshire të rigjetur për seks, s’kam pikë dëshire të njoh një partner të ri romantik. Jam shumë e lumtur vetëm.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian