Historia Ime

A ka një tjetër TI?

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2019

A ka një tjetër TI?

Nëse do ta ktheja kohën pas...Do të bëja shumë ta hapje zemrën me mua dhe të thoje se ç'të mundonte, ç'mendoje për gruan tënde tradhtare dhe se si ndiheshe kur e shihje atë të të largohej çdo natë. Do të jepja një përqafim aq të fortë, sa mbase edhe zemra jote do të ndryshonte rrahjet. Do pranoja të darkoja me ty çdo herë që më pyesje a kam ngrënë, a jam e lodhur, a më pushoi koka...

Sot, ti je i lumtur me dikë tjetër, të paktën kështu dukesh, kurse unë ndjej 1 milion gjëra të më rëndojnë në kokë dhe në zemër. Të dua aq shumë sa jam e lumtur për lumturinë tim dhe kjo s'është thjesht një klishe.

Të adhuroj, sepse tani e di si duket një fisnik i vërtetë, një bashkëshort besnik dhe një baba i përkushtuar. Uroj vetëm që dhimbja që kam ndjerë këto ditë të më shuhet ngadalë dhe të mësohem me arratisjet e tua të vogla në krahët e dikujt tjetër që shpresoj të dijë të shijojë zemrën tënde dhe sytë e tu bujarë. Uroj gjithashtu për veten time që Zoti të më sjellë një tjetër TI, por në kohën dhe momentin e duhur...

Vetëm ai e di sa doja brenda vetes sime të të thoja atëherë atë ç'ka kishe nevojë të dëgjoje, por s'munda sepse unë jam si ty. Një qënie e brishtë dhe me karakter...M'u desh të thoja jo! Jam e lumtur për ty, por jo për veten...Unë ende s'e kam gjetur forcën dhe i kaloj ndjenjat si të ishin mendime kalimtare. Gjithsesi, jam e lumtur për ty Zotëri. Do të shihemi sërish.

*Shënim: Kjo letër mbërriti në inbox-in e Anabel Facebook gjatë temës "Sikur ta takoja dhe një herë!"